Ford KA+ është një nga zgjedhjet më të thjeshta të jetës. E pajisur me teknologji mbresëlënëse, vetura juaj kompakte do të ndihet befasisht më e madhe se ç'e prisnit.Është ekonomike, e gjërë dhe e paparashikuar.Automjeti përmban karakteristika praktike që e bëjnë makinën të sigurt,  të rehatshme dhe, natyrisht, shumë argëtuese.

KA + i ri është kompakt, por i gjerë, modern në dizajn dhe i pasur në teknologji. KA+ i ri garanton një eksperiencë të këndshme dhe emocionuese ne guidim dhe efikasitet të jashtëzakonshëm të karburantit falë motorëve të rinj. Dhe nëse po kërkoni një automjet më të fuqishëm dhe të gjithanshëm, KA + Active e re është zgjidhja për ju

E lehtë për të marrë shoqërinë.

Si makinë kompakte, Ford KA+ ka një hapësirë çuditërisht të madhe. Me gjerësi të bollshme në lartësinë e shpatullave dhe me hapësirë të konsiderueshme për këmbët, në sediljen e pasme mund të rehatohen tre pasagjerë.

Qëndroni në komoditet dhe udhëtoni me stil. 

Pamja dhe ndjesia e materialeve të brendshme luajnë një rol të madh në vlerësimin e përvojës së përgjithshme të drejtimit. Prandaj është treguar kujdes i madh për të disenjuar dhe punuar me mjeshtëri në zbukurimin e modelit tuaj "Ford KA+".

Auto-Start-Stop
Ndezje-fikja automatike fik automatikisht motorin kur ndaloni dhe e vendosni automjetin në marsh neutral. Në vijim rindizet pa u ndier kur dëshironi të lëvizni, duke reduktuar konsumin e karburantit dhe emetimet e CO2.

Ndihma e nisjes në të përpjetë
Ndihmon në parandalimin e ecjes së paqëllimshme mbrapsht të veturës. Pas lëshimit të pedalit të frenave kur nuk jeni në lëvizje, sistemi i mban frenat aktive, duke ju lënë mjaft kohë për ta çuar këmbën nga pedali i frenave tek ai i gazit pa ecur makina mbrapa.

Ndahet me lehtësi me të tjerët.
"MyKey" ju bën të mundur t'i përshtatni cilësimet e veturës sipas përdoruesve individualë, duke i aktivizuar automatikisht çdo herë që përdoret "MyKey". Këto cilësime ju lejojnë të:
■ Caktoni kufizimet e shpejtësisë me rikujtues
■ Caktoni kufizimet e volumit
■ Parandaloni çaktivimin e funksioneve të rëndësishme të ndihmës ndaj shoferit
■ Aktivizoni automatikisht cilësime të caktuara

Mbani me lehtësi shikimin në rrugë.
Nuk është e nevojshme të shpërqendroheni me komandat. Funksionet novatore si kontrolli elektronik automatik i temperaturave (EATC), fshirëset me sensorë shiu, fenerët
automatikë plus kontrolli zanor SYNC 3, kujdesen për të gjitha detajet e vogla në mënyrë që përdendroheni te kënaqësia e drejtimit.

Hyni me lehtësi me indietro në hapësira.

Me Ford KA+ nuk keni arsye për t'iu shmangur hapësirave të vështira të parkimit. Për parkim dhe manovrim më të lehtë, një paralajmërim akustik ju ndihmon të gjykoni distancën ndërmjet makinës tuaj dhe pengesave prapa.