PËEMBLEDHJE

Prezantimi i Ford Mondeo

Ford Mondeo, duke filluar nga 20,500€



  • Karakteristikat kryesore
    Fenerët LED të Ford

    Dynamic përshtaten me kushtet tuaja të drejtimit.




    Fenerët e Mondeo-s së ri
    janë krijuar që të jenë funksionalë, po aq sa të bukur. Ky sistem inteligjent i
    fenerëve dikton kushtet e ndryshme të rrugës dhe zgjedh sistemin e përshtatshëm
    të dritave për ndriçim të përmirësuar. Në kthesa, funksioni i kthesave dinamike
    të fenerëve e hedh ndriçimin rreth kthesës duke mundësuar pamje më të largët.
    Ana e poshtme e fenerit ka dy shirita LED: drita të bardha për ditën dhe
    sinjale të qelibarta që pulsojnë herë pas herë në drejtim të kthesës.

    ford
    Mirë se vini në gjeneratën e re të rripit të sigurimit.

    Të projektuar për të reduktuar lëndimet te pasagjerët e sediljes së pasme, rripat e pasmë me fryrje të sigurimit të Ford, të vlerësuar edhe me çmime, i shpërndajnë forcat e përplasjes mbi pesë herë më shumë në zonën e trupit sesa rripat tradicionalë të sediljeve. Kjo ndihmon në reduktimin e presionit në kraharorin e pasagjerit dhe në komandimin e lëvizjeve të kokës dhe qafës. Në përdorimin e përditshëm, rripat me fryrje funksionojnë si rripat tradicionalë të sigurisë, janë më komodë për t'u vendosur për shkak të skajeve të tyre të buta dhe janë të përshtatshëm për sediljet ndihmëse të fëmijëve.

    ford
  • Dizenjo

    Dizenjo kinetike Ford

    Filozofia e evoluimit te dizenjos kinetike Ford eshte e dukshme qe ne momentin e pare qe shikoni nje Mondeo. Tashme stili dinamik, rrjedhshmeria e linjave, krijojne nje ndjenje akoma me te sofistikuar te ecjes perpara.

    Dizenjo e jashtme

    Plotesisht e ristiluar, profili i mprehte i Mondeos eshte akoma me shume dinamik dhe sportiv. Qe nga grila e perparme deri tek dritat e detyrueshme per diten LED, detajet e kromuara krijojne nje ndjenje te sofistikuar te stilit.

    Dizenjo e brendshme

    Pjesa e brendshme e ridizenjuar ne menyre te perpikte karakterizohet nga nje panel qendror me materiale te cilesise se larte, perfshire veshjet e brendshme standart te fabrikes dhe ato te lekures standart ne versionin Titanium S. Madheshtia e detajeve te integruara krijon nje ndjesi harmonike dhe kohezive, nderkohe qe theksi eshte vendosur ne ambientin e brendshem bashkekohor.

  • Te rejat

    Kambio PowerShift

    Ford Powershift sjell nje eksperience te jashtezakonshme pilotimi. E perbere nga nje transmision automatik me gjashte marshe, dopio freksion kjo kambio zgjedh momentin e duhur per nderrimin e marsheve pa humbur fuqine.

    Ford Easy Fuel

    Njerezit zakonisht gabojne duke hedhur ne serbator, nafte ne vend te benzines ose anasjelltas, gje kjo qe rezulton ne kosto te larta. Ford Easy Fuel eshte nje sistem furnizimi pa kapak qe mundeson te mos gaboni ne llojin e karburantit kur furnizoni automjetin tuaj Ford. (Standart)

    Hapesirat per sendet siper jush

    Hapesira e re qendrore mbi koken tuaj, ndriçimi i integruar brenda kabines, ve theksin ne nje hapesire te brendshme bashkekohore. Plus eshte vendi ideal per vendosjen e syzeve tuaja. (standart)

    Paralajmerim per daljen nga korsia(Lane Departure Warning)

    Ky tip alarmi fillon kur automjeti juaj devijon korsine duke shkelur vijat ndarese te korsise. Tre dridhje ne timon dhe nje sinjal spiun ne kroskot ju paralajmerojne per kete fakt.(opsion si pjese pakete).

    Disqe alumini 19"

    Disqet e aluminit 19" jane me te kerkuarit per modelin Mondeo. Te pajisur me nje sistem amortizimi special per nje ndjesi te veçante dhe per ti dhene nje impuls gare pilotimit tuaj.(opsion)

  • Mjedisi

    Teknologjia Ford ECOnetic

    Ne perpiqemi gjithmone per te permiresuar ate qe bejme dhe menyren se si e arrijme. Perballemi me ndryshimin e klimes duke qene inovatore ne çdo gje. Kjo eshte arsyeja se pse gama e gjere dhe e avancuar e modeleve tona eshte projektuar per te qene sa me efiçente kundrejt impaktit ne mjedis.

    Eco Mode

    Ne menyre te vazhdueshme vlereson efektin e pilotimit tuaj ne konsumin e karburantit - perfshire shpejtesine, nderrimin e marsheve, plus raportin e udhetimeve te shkurtra. Program inteligjent i cili siguron keshilla te vlefshme per konsum sa me te ulet ne varesi te menyres suaj te pilotimit.(standart ne te gjithe modelet)

    shenim: te gjithe vlerat e emetimit te CO 2 treguar me lart jane aprovuar ne baze te ligjit te KE 93/116/EC.

Bookmark & Share