Tërheqësi Ford Ka, duke filluar nga 9,500 €

Ford Ka, më inteligjent se asnjëherë më parë, vjen me 5 Vjet Garanci, si standard duke u kujdesur në të njëjtën kohë për ju dhe modelin tuaj KA.
Miqësor, fantastik në pilotim, modeli KA vendos standardin në kategorinë e makinave të vogla. Linjat gjithpërshirëse, proporcionet perfekte dhe ngjyrat e reja të makinës, paraprijnë dizenjon e brëndshme.

Modeli KA ju mundëson një zgjedhje ekonomike, emetime të ulëta të CO2.

Meqënëse kjo është një panoramë e përgjithshme e modelit KA, disa nga veçoritë e lartpërmendura mund të jenë parametra të të gjithë gamës, ndërkohë që të tjera ofrohen si opsione në modele të caktuara. Gjithashtu mes opsionit të rikonfigurimit, ju mundësojmë ndërtimin perfekt të modelit tuaj Ford KA.
Për më shumë detaje e specifika, ju lutem kontaktoni pikën e autorizuar të shitjes Ford, pranë Albanian Motor Company.

  • Dizenjimi

    Dizenjimi

    Me një pamje tërësisht të re, modeli KA ka ruajtur origjinalitetin në stilin e vet.
    Arritja e një dizenjoje dinamike ka ndihmuar në krijimin e një makine moderne me një stil të fuqishëm, ekspresiv dhe diçka më shumë se thjesht një prekje e një fryme origjinaliteti.
    Të mëdhenj, me fenerët e pasëm që kombinohen me grilën e re, e cila duket sikur pothuajse ju buzëqesh, ndërkohë që pamja e gomave dhe linjat e plota i japin modelit KA një pamje të sigurt.


    Jepi ngjyra botës tënde

    Modeli KA ka një gamë ngjyrash të frymëzuar nga dritëhijet e forta dhe solide si të ngjyrave opake dhe atyre metalike..


    Pjesa e Brendshme

    Pjesa e brendshme e modelit KA vjen me një dizenjo dinamike me kontraste intensive, ngjyra ekspresive dhe detaje fantastike. Në fakt, çdo gjë, që nga sediljet deri tek panelet e kontrollit, ofrohen në nivele të përkryera artizanale të veshjes së brëndshme, e cila rrallë gjendet në makinat e dimensioneve të saj. Rezultati?! Një ambient tërheqës të cilin do ta shijoni rrugëtim pas rrugëtimi.

  • Teknologjia

    Teknologjia

    Teknologjia e brendshme e modelit KA është po aq futuristike sa dizenjimi i pjesës së jashtme.

    Lidhuni me miqtë dhe grupet muzikor

    Bluetoothi® pa përdorimin e duarve dhe sistemi USB ju mundëson, të lejoni ose refuzoni telefonata duke përdorur zërin tuaj ose panelin e kontrollit në timon. Gjithashtu ju mund të keni tre mënyra te ndryshme në dy numra të ndarë(n.q.s celulari juaj e mundëson këtë)
    Plus, ju mundëson te dëgjoni muzikë në një shumëllojshmëri formatesh nga kartë memorie, iPod ose pajisje të tjera MP3 nëpërmjet lidhjes USB (opsionale).
    Kontrolloni pajtueshmërinë e telefonit tuaj celular.

    Qëndrueshmëri edhe në udhëtim

    Modeli KA përmban një variacion të pasur të teknologjisë së sigurisë për të manovruar në mënyre të sigurt, në te gjitha kushtet. Modeli KA përfshin një model të ri të sistemit të amorizimit,si dhe sistemin e frenimit anti-bllokazh (ABS), të cilat vijnë si standard në cdo makinë. Manovrimi i shquar në rrugë mund të rritet më tej me anë të programit të stabilitetit elektronik (Electronic Stability Programme) që parandalon rrëshqitje dhe në kushte jo të favorshme. Në mënyrë të vazhdueshme monitoron ecurinë e automjetit tuaj, detekton nëqoftëse ju i largoheni trajektores ose filloni te rrëshqisni, duke rregulluar në mënyrë automatike pozicionimin tuaj në rrugë.

    Siguria prioritare

    Ford Ka është e ndërtuar nga një qelizë e lehtë në peshë, por e qëndrueshme për të rritur sigurinë në rast të një aksidenti. Ky model gjithashtu përfshin sistemin e famshëm të Mbrojtjes Inteligjente të Ford-it (Intelligent Protection System (IPC). Gjithashtu është e pajisur me një qelizë të fortë mbrojtëse e cila amortizon përplasjen, teknologji në sedilje dhe rripa sigurimi, për të ulur shanset e një fatkeqësie në rastin e në aksidenti. (Standard)
    Qasje krejtësisht e integruar për sigurinë. Përvec airbag-ve për drejtuesin dhe pasagjerët, në modelin KA mund te zgjidhni edhe airbag opsional të vendosur në pjeset anësore si dhe airbag në formë perde për të mbrojtur pjesën e kokës në rast goditje. Rripa të sigurisë me tre pika me ushtim-presioni paraprak, kufizues të ngarkesës si dhe sediljet e para me sistem kundër rrëshqitjes (anti-submarining seats).

    Teknologjia e motorrit

    Për herë të parë, zgjedhja e motorrit është e disponueshme. Zgjidhni midis motorrit ekonomik me reagim të lehtë 1.2 litërsh "Duratec" benzine, dhe motorrit më të avancuar 1.3 litërsh Duratorq TDCi nafte.Të dyja kanë përqindje të ulët karboni duke emetuar më pak se 120g/km CO2.

Bookmark & Share