FORD FIESTA ST nga € 18,400

Dizajni agresiv, shasia më e ulët dhe stema, tregojnë tejet qartë se nuk është një makinë e zakonshme. Kjo është një Fiesta ST.

Me 182 PS (179.51 kuaj fuqi HP), 0-62 mph në 6.9 sekonda, me një moment rrotullues (torque) prej 240Nm që varjon nga 1600 - 5000 rpm dhe një shpejtësi maksimale prej 220 km / h (e kufizuar), performanca e makinës është përtej kufijve, me një eksperiencë testimi në terren dhe akordim perfekt në më shumë se 5000 km në pistën legjendare të Gjermanisë për kryerjen e garave sportive "Nürburgring circuit".

Që nga amortizimi sportiv, kambio me gjashtë marsha, frenat e përforcuara deri në variaconin e përzgjedhur imtësisht të teknologjive të përparuara, e trasmetojnë absolutisht këtë performancë nën kontrollin tuaj . Stili sportiv i sediljeve Recaro e bënë akoma më emocionuese eksperiencën tuaj. Pa dyshim ju mund të mbështeteni në teknologjin më të re dhe njekohësisht origjinale që ju garanton siguri të lartë, pa lënë pas konsumin e ulët të karburantit.

Dizajni me hapësirë të gjerë si dhe rehati të pakrahasueshme, bën që Ford Fiesta ST të përdoret gjithashtu për përdorim te përditshëm, të jetë faktor i pazëvëndesueshëm ne jetën tuaj të përditshme.



Bookmark & Share